Ndërlidhjet

KMDLNJ: Përdorimi i dhunës - i papranueshëm


Pamje e Prishtinës
Pamje e Prishtinës
Persona të paidentifikuar deri më tani, të premten që e lamë pas, kanë ndërhyrë dhunshëm, duke e pamundësuar organizimin e një debati për temën “Sex-i dhe seksualiteti” përkatësisisht për hapjen e një tabu teme dhe paragjykuese për personat me një orientim tjetër seksual”, thuhet në reagimin e Këshilit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me seli në Prishtinë, për zhvillimet lidhur me aktivitetin Kosova 2.0.

Organizatorët përveç debatit të paraparë planifikonin të shpërndanin një revistë, ku paraqiteshin pikëpamjet e tyre, e që në masë të madhe kundërshtohen nga ata që i sulmuan.

Mëtutje në reagim theksohet se sulmuesit përmes një deklarate bënë të ditur se këtë veprim e ndërmorën që “të mos lejojnë poshtërimin e moralitetit, luftimin e perversitetit, shitjes së nderit të burrave dhe grave të Kosovës si dhe kanë vepruar për të ndaluar pederastin, korrupsionin, degjenerimin, kurvërinë dhe poshtërsinë e Qeverisë Thaçi dhe Jahjaga”.

KMDLNJ vlerëson se nga aspekti i të drejtave të njeriut kjo është krejtësisht e papranueshme!
Aktiviteti i “ Kosova 2.0” u ndërpre pasi dhjetëra persona kanë hyrë në mënyrë të dhunshme në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë ku planifikohej të mbahen ky aktivitet.

KMDLNj dënon përdorimin e dhunës, kërcënimin për jetë për shkak të mendimit ndryshe duke konsideruar se me këtë ndërhyrje të dhunshme personave të “Kosova 2.0” u është mohuar e drejta e lirisë së mendimit dhe të shprehjes si dhe e drejta e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor përkatësisht neneve 19 dhe 20 të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara.

Për eskalimin e situatës, KMDLNJ e bën përgjegjëse Policinë e Kosovës e cila nuk ka ndërmarrë masa parandaluese, aq më parë që është pritur që do të kundërshtohet organizimi i debatit nga “ Kosova 2.0”.
XS
SM
MD
LG