Ndërlidhjet

Rusi: Dërgohen luftanije për evakuim nga Siria


Luftanijet e Rusisë
Luftanijet e Rusisë
Ministria e mbrojtjes e Rusisë po dërgon një grup të ri të luftanijeve në Siri, derisa komandanti i Forcave Ajrore të Rusisë, Vladimir Shamanov, tha se trupat e tij janë të gatshme nëse do të ketë nevojë për evakuimin e shtetasve rusë nga Siria.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar sot se luftanijet nga Flota e Baltikut do t’i zëvendësojnë ato nga Flota e Detit të Zi, që aktualëisht janë në pjesën lindore të Detit Mesdhe.

Agjencia e lajmeve e Rusisë, Interfax, e ka cituar një “burim” në Flotën Baltike, që ka thënë se luftanijet ishin nisur për në Siri, për “të ndihmuar në evakuimin e mundshëm të shtetasve rusë”.

Ky raport nuk mund të konfirmohet.

Por, gjenerali Shamanov tha sot se forcat e tij kanë përvojë në evakuimin e rusëve nga “pikat e nxehta” dhe janë të gatshme ta kryejnë këtë detyrë nëse e marrin urdhërin nga presidenti për ta bërë këtë.
XS
SM
MD
LG