Ndërlidhjet

Siri: Gazetari i rrjetit NBC shpëtoi nga rrëmbimi


Luftëtarët kryengritës në Siri shprehen të gëzuar pas një fitoreje në betejë me trupat qeveritare në Alepo më 16 dhjetor
Luftëtarët kryengritës në Siri shprehen të gëzuar pas një fitoreje në betejë me trupat qeveritare në Alepo më 16 dhjetor
Korrespondenti i rrjetit televiziv amerikan NBC, Richard Engel, ka arritur të lirohet, pasi për pesë ditë ishte i rrëmbyer në Siri.

Gazetari Richard Engel tha sot se ai ishte liruar pas luftimeve ndërmjet rrëmbyesve të tij proqeveritarë dhe kryengritësve sirianë.

Ai dhe disa kolegë u zhdukën të enjten, menjëherë pasi e kishin kaluar kufirin e Sirisë nga Turqia.

Rrjeti NBC tha se ishte në gjendje që të kontaktoj me ta vetëm pasi ata ishin liruar ditën e hënë.

Rrjeti tha se askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin e tyre dhe nuk ka pasur kërkesë për dëmshpërblim.

Në një emision televiiziv të këtij rrjeti, Engel tha se rrëmbyesit e tij ishin na milicia Shabiha.

Ata i ishin kërcënuar Engelit dhe gazetarëve të tjerë me ekzekutim.

Shabiha, një grup shiit me rroba civile, lojal ndaj qeverisë siriane, në të kaluarën ishte akuzuar për disa masakra.
XS
SM
MD
LG