Ndërlidhjet

Britani: Mbretëresha në takim historik me qeverinë


Mbretëresha Elizabeta e Dytë me kryeministrin Cameron në mbledhjen e qeverisë britanike
Mbretëresha Elizabeta e Dytë me kryeministrin Cameron në mbledhjen e qeverisë britanike
Mbretëresha Elizabeta e Dytë sot ka bërë një veprim historik, duke marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë.

Kështu, ajo u bë monarku i parë, që merr pjesë në takimin e qeverisë prej vitit 1781.

Mbretëresha 86 vjeçare, ishte ulur ndërmjet kryeministrit britanik, David Cameron, dhe sekretarit të jashtëm, William Hague, dhe i kishte ndjekur procedurat për 30 minuta.

Një zëdhënës i qeverisë tha se temë në agjendën e mbledhjes së kabinetit ishte ndryshimi i planifikuar për rregulloret e pasardhësit mbretëror.

Ngjarja e sotme ishte pjesë e manifestimeve me rastin e 60 vjetorit të Mbretëreshës në fron.
XS
SM
MD
LG