Ndërlidhjet

SHBA: Clinton i pranon gjetjen e hetimit për Bengazi


HIllary Clinton

HIllary Clinton

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, i ka pranuar gjetjet e një paneli të pavarur hetues, që Departamentin amerikan të shtetit e ka fajësuar për dështim sistematik lidhur me sulmin e 11 shtatorit të këtij viti në Bengazi të Libisë, nga i cili u vra ambasadori amerikan dhe tre amerikanë të tjerë.

Raporti i publikuar mbrëmë, thotë se masat e sigurisë tejoqeanike të Departametit amerikan të shtetit ishin “në masë të madhe jopërkatëse”.

Zonja Clinton, në një letër dërguar ligjvënësve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, ka shkruar se në shenjë të përgjigjjes ndaj raportit, Departamenti i shtetit do të dërgoj qindra ushtarë shtesë për t’i mbrojtur misionet tejoqeanike të Shteteve të Bashkuara dhe do të kërkoj më tepër fonde për përmirësimin e sigurisë në pikat që shihen si kërcënime të sigurisë.

Hetimi nga Bordi i Shqyrtimit të Përgjegjësisë, poashtu, ka gjetur se Shtetet e Bashkuara nuk kishin inteligjencë “specifike” lidhur me kërcënimin kundër misionit në Bengazi, para se ai të sulmohej nga militantët e armatosur.
XS
SM
MD
LG