Ndërlidhjet

Gjiganti bankar zviceran UBS është pajtuar të paguajë gjobë në shumë prej 1.5 miliardë dollarësh për zgjidhjen e hetimeve lidhur me manipulimet e kufijve të shkallës së kamatave, që janë përdorë nga huadhënësit në mbarë botën.

UBS ka shpallur sot se bordi i saj i drejtorëve ka autorizuar arritjen e zgjidhjes me agjencitë rregullatore të Zvicrës, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

UBS është njëra nga disa banka kreditore aktualisht nën hetime lidhur me manipulime të mundshme të marrëveshjes për Shkallën e Ofruar Ndërbankare në Londër (Libor).

Në muajin qershor, agjencitë në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani kanë imponuar gjoba në shumë prej 450 milionë dollarë për kompaninë Barclays për paraqitjen e të dhënave të rrejshme, të shfrytëzuara për aranzhim ndaj marrëveshjes Libor.

Libor i gjurmon shkallët mesatare të interesit me të cilat bankat kreditore në Londër i japin hua njëra-tjetrës.
XS
SM
MD
LG