Ndërlidhjet

Kosovë: Në veri – dy vetura të djegura


Besim Hoti
Besim Hoti
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy automjete private, në dy raste të ndara, janë djegur si pasojë e zjarrëvines së qëllimshme nga persona ende të panjohura, sot herët në mëngjes në pjesën veriore të Mitrovicës.

Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se njëra nga veturat e djegura ishte në emër të politikanit serb, Marko Jakshiq.

“Nuk është raportuar për të lënduar në njerëz, ndërsa vlera e dëmeve materiale të shkaktuara në të dy rastet nuk është përcaktuar”, thotë Besim Hoti.

Sipas policisë, hetuesit, që e kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes në kërkim të provave materiale, nuk kanë arritur të gjejnë materiale të dyshuara, për ta përcaktuar shkakun e zjarrit.

Këto raste nga policia janë regjistruar si vepër e dyshuar penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
XS
SM
MD
LG