Ndërlidhjet

Rusi: Policia i ka arrestuar 13 protestues në Moskë


Një demonstrues para Parlamentit të Rusisë në Moskë

Një demonstrues para Parlamentit të Rusisë në Moskë

Policia e Rusisë i ka arrstuar së paku 13 njerëz, që mbanin protestë afër Parlamentit të Rusisë në Moskë, para cleximit të dytë të legjislacionit, me të cilin ndalohet që shtetasit amerikanë të adoptojnë fëmijë nga Rusia.

Sot policia është rreshtuar para Dumës Shtetërore, në përpjekje për t’i parandaluar demonstratat.

Ky zhvillim në Rusi po ndodhë pasi presidenti amerikan, Barack Obama, javën e kaluar e ka nënshkruar ligjin me të cilin imponohen sanksione ndaj shtetasve rusë, që dyshohet se janë të ndërlidhur me keqpërdorime në fushën e të drejtave të njeriut.

Ky legjislacion, i njohur si “Akti Magnitsky” është emëruar sipas avokatit antikorrupsion rus, Sergei Magnitsky, i cili ka vdekur në burg në vitin 2009.

Parlamenti rus, në leximin e parë, tashmë e ka miratuar masën hakmarrëse, e cila kërkon që gjyqtarët amerikanë, që i kanë shkelur të drejtat e njeriut ndaj rusëve, të shënohen në listën e zezë.

Në këtë legjislacion gjendet edhe masa për ndalesën e adoptimit të fëmijëve rusë.
XS
SM
MD
LG