Ndërlidhjet

logo-print

Instagram mohon se do shesë fotot e përdoruesve


Ilustrim

Ilustrim

Instagrami, shërbimi i popullarizuar celular për shpërndarjen e fotografive, ka mohuar se e ka në plan që t’ia shesë fotografitë e përdoruesve kompanive te reklamimit.

Instagram tha të martën se do të heqë atë që e cilësoi si gjuhë “konfuze” nga kushtet e reja të shërbimit, të publikuara këtë javë.

Kushtet e reja, që do të hyjnë në fuqi më 16 janar, provokuan zemërim te përdoruesit në internetit.

Aktivistët e mediave sociale dhe mbështetësit e privatësisë besojnë se këto kushte mund ta lejojnë Instagramin të marrë pagesa nga bizneset, që i përdorin fotografitë e përdoruesve, emrat e përdoruesve dhe të dhëna të tjera në bashkëpunim me kompanitë e reklamave dhe të promovimeve.

Ata thonë se përdoruesit nuk do të njoftohen ose kompensohen për përdorimin e fotografive të tyre.

Instagram mundëson shëprndarjen e fotografive përmes shërbimeve të ndryshme të
rrjeteve sociale.

Ai ka rreth 100 milionë përdorues. Facebook e ka blerë Instagramin në shtator të 2012.
XS
SM
MD
LG