Ndërlidhjet

Vriten 4 policë afganë nga kolegu i tyre


Policë afganë...
Policë afganë...
Katër policë afganë janë qëlluar për vdekje dhe tre të tjerë u plagosën pasi që u helmuan nga një koleg i tyre.

Sulmi ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë në një pikë-kontrolli në distriktin Spin Boldak që gjendet në provincën e Kandaharit.

Zëdhënësi i kësaj province Jaëid Faysal ka konfirmuar incidentin e ndodhur dhe ka thënë se 3 policët e plagosur tashmë janë duke marrë trajtim shëndetësor.

Ndërkohë, personi i cili kishte kryer sulmin ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe policët janë duke hetuar nëse ky person ka ndonjë lidhje me talibanët.

Ky sulm është i fundit në serinë e sulmeve që janë duke ndodhur në mes të policëve brenda forcave të sigurisë afgane.

Më shumë se 50 ushtarakë të huaj dhe dhjetëra policë dhe ushtarë lokalë janë vrarë nga sulmet e brendshme në këtë vit.
XS
SM
MD
LG