Ndërlidhjet

Suedi: Lirohet serbi i dënuar për krime në Qyshk


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë suedeze e Apelit ka rrëzuar një vendim për dënimin e përjetshëm nën akuzat për krime lufte të një serbi 35-vjeçar, i akuzuar se ka marrë pjesë në një masakër në Kosovë në vitin 1999, raporton AP.

Vendimi i së mërkurës është pritur, pasi Gjykata e Apelit Svea në muajin e kaluar ka
liruar nga burgu Miliq Martinoviqin.

Një gjykatë më e ulët e dënoi Martinoviqin në muajin janar se ka marrë pjesë me forcat serbe në vrasjen e 29 civilëve në fshatin Qyshk të Kosovës në maj të 1999.

Ai pretendoi pafajësinë, duke thënë se kurrë nuk kishte qenë në zonën ku janë kryer krimet.

Gjykata Seva e liroi Martinoviqin, duke thënë se provat në rastin e tij -përfshirë bisedat telefonike dhe informacionet nga dëshmitarët të cilët e kanë identifikuar atë si një prej sulmuesve – nuk ishin bindëse.
XS
SM
MD
LG