Ndërlidhjet

logo-print

Asgjësohen rreth 16 mijë litra pije energjike


Ilustrim

Ilustrim

Agjencitë qe veprojnë ne kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit( MIK) kanë ndaluar një ngarkesë me pije energjike pa dokumentacion të rregullt, ku pas verifikimit qe i është bërë nga inspektorët fitosanitarë, ka rezultuar se kjo pije pa dokumentacion origjinal, nuk është e sigurt për konsum dhe është nxjerr vendimi për asgjësim, njofton Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

"Sot në deponinë e mbeturinave në Mitrovicë ne prani të Inspektorëve të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Policisë se Kosovës dhe Doganave të Kosovës është asgjësuar pija energjike me emrin ‘’Cocaine’’ në sasi prej 15840 litra si e dyshimtë për konsum", thuhet në njoftim.

Secili produkt qe nuk posedon dokumentacion, që garanton sigurinë e tij konsiderohet si i rrezikshëm për shëndetin e qytetareve dhe nuk lejohet për shitje ne tregun e brendshëm të Republikës se Kosovës, bën të ditur agjencia.
XS
SM
MD
LG