Ndërlidhjet

SHBA: Dorëhiqet kreu i sigurisë diplomatike


Shtëpia e Bardhë, Uashington
Shtëpia e Bardhë, Uashington
Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se kreu i sigurisë diplomatike ka dhënë dorëheqje dhe tre zyrtarë të tjerë janë liruar nga detyra e tyre, pas një hetimi mbi sulmin e 11 shtatorit, në një mision diplomatik në Libi.

Sulmi nga militantët e armatosur vrau ambasadorin amerikan dhe tre shtetas tjerë amerikanë.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha në një deklaratë se Eric Boswell, kreu i byrosë së departamentit për sigurinë diplomatike ka dhënë dorëheqje, dhe tre zyrtarë tjerë, që nuk janë identifikuar janë dërguar në pushim administrativ.

Zhvillimet vijnë në prag të lëshimit të një raporti të kryer nga një panel hetues, i cili ka gjetur se siguria ka munguar “së tepërmi” në misionin amerikan në Bengazi.

Sekretarja e shtetit, Hillary Clinton e ka pranuar raportin dhe rekomandimet e tij.
XS
SM
MD
LG