Ndërlidhjet

Senatorët amerikanë kritikojnë filmin "Zero Dark Thirty”


Aktorë dhe skenaristë të "Zero Dark Thirty”
Aktorë dhe skenaristë të "Zero Dark Thirty”
Tre senatorë të shquar amerikane i kanë shkruar Sony Pictures Entertainment, duke e akuzuar se filmi i ri “Zero Dark Thirty” ka dhënë vlerësime të gabuara në lidhje me efektivitetin e torturës.

Filmi tregon rrëfimin mbi forcat amerikane që gjurmonin për liderin e Al-Qaedas, Osama bin Laden, i cili u vra nga trupat amerikane në Pakistan në vitin 2011.

Senatorët John McCain, Carl Levin dhe Dianne Feinstein, të gjithë anëtarë të Komitetit të Senatit për Inteligjencë, thanë në një letër se filmi është “së tepërmi i pasaktë” në sugjerimin se torturat ndaj terroristëve të dyshuar kanë ndihmuar në lokalizimin e bin Ladenit.

Senatorët thonë se të dhënat tregojnë se tortura nuk e ka ndihmuar CIA-n që ta gjejë shefin e Al-Qaedas.

Në letër thuhet se përdorimi i torturës nga Amerika i ka shkaktuar tashmë “dëm të egër” vlerave dhe reputacionit të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG