Ndërlidhjet

Ministri i Brendshëm sirian për shërim në Liban


Pas sulmit në ndërtesën e MInistrisë së Brendshme

Pas sulmit në ndërtesën e MInistrisë së Brendshme

Ministri sirian i Brendshëm Muhammad Ibrahim al-Shaar gjendet në Liban për trajtim mjekësor.

Të mërkurën, zyrtarët libanezë thanë se ai ka arritur në Bejrut për trajtim shëndetësor, një javë pasi që një sulm me bombë goditi ministrinë e tihj në qendër të Damaskut.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi burime anonime libaneze të kenë thënë se ai nuk gjendet në rrezik për jetë.

Kryengritësit sirianë kanë thënë më herët se Shaar është plagosur rëndë në një sulm në hyrje të Ministrisë së brendhsme më 12 dhjetor.

Në atë kohë, media shtetërore siriane tha se Shaar nuk është plagosur.
XS
SM
MD
LG