Ndërlidhjet

KS, përveç SHBA-së, dënon Izraelin


Ramat Shlomo, koloni hebreje në sektorin lindor palestinez të Jerusalemit

Ramat Shlomo, koloni hebreje në sektorin lindor palestinez të Jerusalemit

Të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - me përjashtim të Shteteve të Bashkuara - kanë dalë me kritika të reja ndaj Izraelit, në lidhje me planet e tij për të ndërtuar mijëra shtëpi për kolonët në terriotrin që palestinezët, e pretendojnë si shtet të tyre në të ardhmen.

Shtetet që dënuan këtë plan, ishin anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit, si Rusia, Kina, Britania dhe Franca, si dhe anëtaret e përkohshme Gjermania, Portugalia, Azerbajxhani, Kolumbia, India, Guatemala, Maroku, Pakistani, Afrika e Jugut dhe Togo.

Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar përfshirjen e Këshillit të Sigurimit në këtë çështje, por më herët edhe Uashingtoni tha se është i zhgënjyer me aleatin e tij, Izraelin, në lidhje me planet e tij të ndërtimit.

Ambasadori izraelit në OKB, Ron Prosor, hodhi poshtë kritikat, duke thënë se kjo mund të marrë vite të tëra para se të ndërtohet ndonjë njësi e re banimi.
XS
SM
MD
LG