Ndërlidhjet

Zyrtari korrektues pajis të burgosurit me armë të ftohta


Burgu i Lipjanit
Burgu i Lipjanit
Prokuroria Komunale në Pejë ka ngritur propozim akuzë, kundër Fatmir Kahrimanit, zyrtar korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Shtetit, ai akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Personi në fjalë, thuhet se ka pajisur katër të burgosur me telefona celularë, sim kartela dhe dy armë të ftohta të mprehta metalike, të cilat pas bastisjes nga ana e zyrtarëve mbikëqyrës, janë gjetur tek të burgosurit në fjalë, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG