Ndërlidhjet

Franca organizon takim ndër-afgan


Kabul...
Kabul...
Zyrtarët afganë, si dhe përfaqësuesit e milicisë talibane si dhe fraksione të tjera, raportohet se janë takuar në veri të Parisit.

Takimet e fshehta në Chantilly nuk pritet që të sjellin ndonjë marrëveshje të menjëhershme dhe konkrete, që do të çonte drjet paqes së mundshme dhe marrëveshjes së ripajtimit.

Takimet janë organizuar nga një grup joqeveritar francez.

Aty thuhet se do marrin pjesë përfaqësues të talibanëve dhe figura nga Aleanca Veriore, që kanë luftuar me talibanët dhe grupet tjera militante, si dhe anëtarët e Këshillit të Lartë afgan të Paqes.

Ky trup, është emëruar nga presidenti afgan Hamid Karzai dhe ka për detyrë që të negociojë me talibanët.

Përpjekjet janë rritur me qëllim të arritjes së një marrvëshjeje afgane, derisa NATO po përgatitet që të tërheqë trupat luftarake në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG