Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Viktima e nëntë e sulmit ndaj ekipit të poliomelitit


Pakistan

Pakistan

Një vullnetar që ishte qëlluar gjatë valës së sulmeve ndaj grupit të vaksinuesve të poliomelitit, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në Pakistan.

Me këtë numri i të vdekurve gjatë këtij sulmi është rritur në nëntë. Zyrtarët thonë se studenti vullnetar kishte vdekur të mërkurën, një ditë pasi që ishte qëlluar gjatë kohës kur ai po ndihmonte shpërndarjen e barnave në pika ku kishte të sëmurë me poliomelit në qytetin veriperëndimor të Peshavarit.

Ndërkohë, mësohet se pesë nga nëntë punëtorët shëndetësorë të vrarë ishin të gjinisë femërore.

Gjakderdhja nxiti agjencitë e Kombeve të Bashkuara që pas këtyre sulmeve të pezullojë fushatën e tyre kundër poliomelitit në Pakistan.

Grupi terrorist islamik, Jundullah ka marr përgjegjësinë për sulmin, dhe kanë thënë për Radio Mashaal të RFE/RL-së se vaksinimi kundër poliomelitit është i ndaluar në fenë islame.
XS
SM
MD
LG