Ndërlidhjet

Putin, optimist për përmirësimin e marrëdhënieve me Gjeorgjinë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka thënë se “nuk ka ide” se si do të mund të merret vesh me Tbilisin në lidhje me grupet terroriste në Gjeorgji të cilët operojnë në rajonin Osetisë Jugore dhe të Abkhazisë.

Duke folur në konferencën e parë si president të mbajtur gjatë ditës së mërkurë, Putin ka thënë se në përgjithësi sheh “sinjale pozitive” që vijnë nga qeveria e re gjeorgjiane dhe beson se ka mundësi për përmirësim e bashkëpunimit ekonomik.

Kryeministri gjerorgjian, Bidzina Ivanishvilli, ka folur për dëshirën e tij për përmirësimin e lidhjeve me Rusinë, me anë të së cilave ai ka krijuar pasuri të madhe.

Megjithatë, Putin ka thënë se Rusia nuk do të ndryshojë vendimin e saj për të njohur Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë dhe se e kupton edhe qënrimin e Gjeorgjisë në lidhje me integritetin territorial të saj.

Putin fajësoi presidentin gjeorgjian Mikheil Saakashvilin për bllokimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, por nuk dha hollësira lidhur me këtë pohim. Rusia pas luftës të shkurtër me Gjeorgjinë ka njohur këto territore gjeorgjiane si të pavarura.
XS
SM
MD
LG