Ndërlidhjet

Shkup, fillon procesi gjyqësor “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë


Shkup, foto nga arkivi
Shkup, foto nga arkivi
Sot në Shkup ka filluar procesi gjyqësor “Monstra” që ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë afër liqenit në Smillkovcë të Shkupit, në prill të këtij viti.

Lidhur me vrasjen e pesë të rinjve maqedon akuzohen gjashtë persona Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdi, Haki Haziri që ndodhen në paraburgim dhe dy të tjerë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, që ndodhen në arrati.

Të gjithë këta persona ngarkohen me veprën penale terrorizëm. Gjatë ditë së sotme është lexuar aktkakuza ndërsa më pas pritet të filloj edhe dëgjimi i të akuzuarve.

Pala mbrojtëse pretendon se bëhet fjalë për proces të montuar pasi prokuroria aktakuzën e ka ngritur në bazë të përgjimit të telefonave celularë, që, sipas mbrojtjes nuk japin as edhe një dëshmi mbi përfshirjen e të akuzuarve në këtë vepër që kishte shkaktuar tensione ndërentike dhe protesta në Shkup.

Nga BDI-ja, që është pjesë e qeverisë kanë siguruar se procesi gjyqësor do të jetë i drejtë ndërsa për këtë kanë kërkuar edhe mbështetjen e faktorëve ndërkombëtar në vend.
XS
SM
MD
LG