Ndërlidhjet

Drecun: Çelësi është mosnjohja e Kosovës


Parlamenti i Serbisë
Parlamenti i Serbisë
Presidenti i të ashtuquajturit “Këshillit për Kosovë” në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka thënë sot se parakusht primar për zgjidhjen e problemit të Kosovës është që Serbia të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

“Serbia do ta njohë vetëm Rezolutën 1244 të Këshilit të Sigurimit të OKB-së dhe duke kërkuar zgjidhje përmes dialogut me Prishtinën me ndërmjetësimin e BE-së. Mund të vijë edhe deri te një konferencë ndërkombëtare pasi që në këtë proces janë përfshirë fuqi të mëdha botërore”, ka thënë Drecun, transmetojnë mediat nga Serbia.

Ai është shprehur se në të gjitha pjesët ku jetojnë serbët duhet që të ndërtohen institucionet e nevojshme që do të financoheshin nga Beogradi dhe kjo do të vazhdonte deri në gjetjen e një zgjidhje finale për statusin e Kosovës.

Drecun ka thënë se do të kërkojë përkrahje për trashëgiminë kulturore, pronës shtetërore në Kosovë dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme në ekonomi në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Duhet t'i stabilizojmë marrëdhëniet me Kosovën”, ka thënë ai duke shtuar se mungesa e dialogut me Prishtinën ka nxitur shpejt projektin e një Shqipërie të Madhe.
XS
SM
MD
LG