Ndërlidhjet

Bisedimet e ardhshme për Iranin, në janar


Iran
Iran
Moska ka shfaqur bindjen se raundi i ardhshëm i bisedimeve gjashtëpalëshe për programin bërthamor të Iranit do të zhvillohet në muajin janar.

Ministria e Jashtme ka thënë se negociatat me Iranin janë në zhvillim e sipër.

Gjashtë fuqitë pjesëmarrëse në bisedime janë: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Britania, Gjermania dhe Kina.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) dhe Irani kanë thënë se kanë shënuar progres drejt marrëveshjes për t’i lejuar ANEB-it që të hetojë aktivitetin bërthamor të Republikës Islamike.

Megjithatë, ata nuk kanë dhënë detaje se çfarë progresi është bërë gjatë bisedimeve që janë zhvilluar këtë muaj.

Irani mohon akuzat e Perëndimit se aktiviteti i tij atomik ka për qëllim krijimin e armës bërthamore.
XS
SM
MD
LG