Ndërlidhjet

Shtatë të vrarë nga shpërthimi në Afganistan


Ilustruese
Ilustruese
Dy zyrtarë të policisë dhe pesë civilë kanë humbur jetën nga shpërthimi i bombës në jugperëndim të Afganistanit.

Burimet zyrtare thonë se incidenti ka ndodhur në provincën Nimroz.

Muhammad Sarwar Subat, guvernator i provincës, ka thënë se sulmi është kryer nga “armiqtë e shtetit”.

Autoritetet përdorin këtë term për të përshkruar talibanët dhe grupet e tjera militante.
XS
SM
MD
LG