Ndërlidhjet

Protesta kundër vrasjes së punëtorëve shëndetësorë


Vaksinimi kundër poliomielitit

Vaksinimi kundër poliomielitit

Disa nga klerikët më me ndikim të Pakistanit kanë bërë thirrje për protesta masive kundër vrasjes së punëtorëve shëndetësorë për vaksinimin e poliomielitit.

Kreu i Këshillit Ulema të Pakistanit, Tahir Ashrafi, ka thënë se rreth 24,000 xhami, të lidhura me organizatën e tij, do të predikojnë kundër vrasjes së punëtorëve shëndetësorë gjatë faljes së xhumasë.

Nëntë punëtorë të tillë, shumica gra të reja, janë vrarë këtë javë në Pakistan, duke bërë që autoritetet të pezullojnë fushatën e vaksinimit në disa zona të vendit.

Ekstremistët islamikë kanë thënë se fushata u shërben spiunëve amerikanë.
XS
SM
MD
LG