Ndërlidhjet

Votimi për ‘tatëpjetën fiskale’ pas Krishtlindjes


Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese, John Boehner.

Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese, John Boehner.

Dhoma amerikane e Përfaqësuesve ka shtyrë deri pas Krishtlindjes votimin për ‘tatëpjetën fiskale’, pasi republikanët nuk kanë arritur të mbledhin vota të mjaftueshme për të kaluar ligjin e tyre.

“Plani B i republikanëve, i cili do të rriste taksat për familjet me të ardhura neto më shumë se 1 milion dollarë në vit, nuk ka pasur mbështetje të mjaftueshme nga anëtarët tanë për të kaluar”, ka thënë kryesuesi i Dhomës, John Boehner.

Presidenti Barack Obama tashmë ka thënë se ai do t’i vërë veto një ligji të tillë.

Nëse marrëveshja nuk arrihet deri më 1 janar të vitit 2013, do të hyjë në fuqi rritja automatike e taksave, që mund të çojë ekonominë amerikane në recesion gjatë vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG