Ndërlidhjet

DASH kërkon fonde shtesë për misionet diplomatike


Ilustrim
Ilustrim
Departamenti amerikan i Shtetit do të kërkojë miliarda dollarë shtesë nga Kongresi për të përmirësuar sigurinë në postet diplomatike, pas sulmit të 11 shtatorit në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Bengazi.

Zëvendëssekretarët e shtetit, William Burns dhe Thomas Nidez, kanë paraqitur kërkesën në Kongres dhe Senat.

Kërkesa përfshin para për vendosjen e marinsave shtesë, për konstruksione që lidhen me sigurinë, si dhe 5 për qind rritje për zyrtarët e sigurisë diplomatike.

Një raport i publikuar këtë javë ka konstatuar se siguria në konsullatën në Bengazi nuk ka qenë e duhur.

Nga sulmi atje ka humbur jetën ambasadori amerikan, Christopher Stevens, dhe tre zyrtarë të tjerë të SHBA-së.

Departamenti i Shtetit po ashtu ka krijuar një pozicion të ri për të mbikëqyrur misionet e kërcënuara, përfshirë këtu përfaqësitë në Afganistan, Azerbajxhan, Irak, Pakistan dhe disa vende të Lindjes së Mesme.
XS
SM
MD
LG