Ndërlidhjet

Opozitari i shquar rus akuzohet për pastrim parash


Blogeri Alexei Navalny
Blogeri Alexei Navalny
Aktivisti i opozitës ruse, Aleksei Navalny, njëri nga udhëheqësit më të shquar të protestave kundër presidentit Vladimir Putin, është akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash.

Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë të enjten se Navalny akuzohet për shpërdorimin e më shumë se 55 milionë rublave (1.79 milion dollarë).

Me këto akuza, Navalny rrezikon të dënohet deri në tre vjet burgim.

Vëllai i vogël i tij, Oleg, është akuzuar po ashtu në këtë rast.

Zëdhënësi i Komitetit Hetues, Vladimir Markin, ka thënë se vëllezërve Navalny u ndalohet largimi nga Moska.

Të dy ata mohojnë çdo keqbërje.

Aleksei Navalny, avokat dhe bloger anti-korrupsion, ka thënë më herët se akuzat janë hakmarrje për rolin e tij në organizimin e protestave kundër Putinit.
XS
SM
MD
LG