Ndërlidhjet

logo-print

Maradona - trajner i kombëtares së Irakut?!


Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona.

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona.

Federata e Futbollit të Irakut është duke shqyrtuar punësimin e ish-futbollistit të Argjentinës, Diego Maradona, si trajner të ardhshëm të kombëtares.

Mësohet se Maradona është në bisedime me zyrtarët irakianë të futbollit, ndërsa vendimi zyrtar pritet sot.

Në korrik, Maradona është pushuar nga posti i trajnerit të klubit Al Wasl, me seli në Dubai, edhe pse kishte edhe një vit deri në skadimin e kontratës.

Karriera profesionale e Maradonës ka nisur më 1976, ndërsa si lojtar është pensionuar në vitin 1994.

Në jetën e tij personale, Maradona ka luftuar me abuzimet me drogë dhe alkool, si dhe me probleme të tjera shëndetësore.

Në vitin 2000, ai është emëruar lojtar i shekullit nga Federata Botërore e Futbollit, së bashku me brazilianin Pele.
XS
SM
MD
LG