Ndërlidhjet

Kanadezët në Kosovë deri në fund të 2014-ës


Paqeruajtës të KFOR-it
Paqeruajtës të KFOR-it
Forcat e armatosura të Kanadasë do të vazhdojnë pjesëmarrjen në misionin e NATO-s në Kosovë deri në dhjetor të vitit 2014.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri kanadez i Mbrojtjes, Peter MacKay.

“Qeveria jonë mbetet e përkushtuar në punën me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim që të arrihet siguria dhe stabiliteti i përhershëm në rajon”, ka thënë MacKay.

Pjesëtarët e forcave kanadeze kanë qenë pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it që nga themelimi i tij më 1999.

Sot, vetëm tetë forca të armatosura të Kandasë shërbejnë në kuadër të KFOR-it, duke ndihmuar në zhvillimin forcave kosovare të sigurisë dhe ministrive civile.
XS
SM
MD
LG