Ndërlidhjet

Duma ruse miraton ligjin për fëmijët-kundërpërgjigje ndaj "Magnytskit"


Russia -- Legislators debate a bill banning Americans from adopting Russian children r in the lower house of Russia’s parliament, the State Duma, in Moscow, 21Dec2012
Russia -- Legislators debate a bill banning Americans from adopting Russian children r in the lower house of Russia’s parliament, the State Duma, in Moscow, 21Dec2012
Parlamenti i Rusisë me votimin e shumicës dërmuese të deputetëve ka miratuar projektligjin, i cili i ndalon qytetarët amerikanë të adoptojnë fëmijë rus.

Ky projektligj, i cili u miratua të premten, parashikohet që t'i përgjigjet atij të SHBA-ve, i cili i ka vënë sanksione rusëve, të cilët janë të përfshirë në shkeljen e të drejtave të njeriut.

Akti Magnitsky është shndërruar në ligj javën e kaluar dhe është nënshkruar nga presidenti amerikan Barak Obama.

Ky ligj është emëruar sipas Sergei Magnitsky, një avokat që ishte i njohur për veprimtarinë e tij anti-korrupsion dhe i cili ishte keqtrajtuar fizikisht në burg dhe kishte vdekur gjatë vuajtjes së paraburgimit në vitin 2009.

Për tu shndërruar projektligji për ndalimin e birësimeve në ligj, duhet të nënshkruhet nga presidenti Vladimir Putin. Duke komentuar miratimin e këtij projektligji, Putin tha se “aprovimi i tij ka qenë emocional, por edhe si përgjigje e duhur ndaj atij amerikan”.
XS
SM
MD
LG