Ndërlidhjet

Kusari – Lila - nuk ka rënie të investimeve të huaja


Kosovo - Mimoza Kusari-Lila,Minister of Trade and Industry
Kosovo - Mimoza Kusari-Lila,Minister of Trade and Industry
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka hedhur poshtë të dhënat e prezantuara nga Banka Qendrore e Kosovës të cilat tregojnë se investimet e huaja kanë shënuar rënie mbi 50 për qind.

Ministrja Kusari Lila ka thënë se metodologjia që përdor BQK-ja nuk është e njëjtë me ato që i aplikon Ministria e Tregtisë për llogaritjen e investimeve të huaja.

“BQK-ja i llogarit si investime të huaja edhe kompanitë që vijnë nga jashtë dhe marrin tenderë nga institucionet e Kosovës, dhe këto raste nuk mund të llogariten si investime të huaja nga Ministria e Tregtisë.

Është një çështje së cilës ne do t`i kthehemi shumë shpejtë me vlerësime të cilat ne konsiderojmë se mund të jenë më të sakta në raport me investimet e huaja që vinë me kapital të vetin në Kosovë”, ka thënë Kusari – Lila në konferencën përmbyllëse për këtë vit.


Banka Qendrore e Kosovës në raportin e publikuar ditë më parë kishte thënë e ka pasur rënie mjaft të theksuar të investimeve të huaja direkte. Sipas BQK-së, këto investime kishin shënuar rënie për 53.3 për qind, duke ndikuar negativisht në bilancin e llogarisë financiare.

Në anën tjetër, rangimi pozitiv i Kosovën në raportin e Bankës Botërore “Të Bërit Biznes”, është theksuar si e arritura kryesore e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Në raportin e fundit të Bankës Botërore për bërjen e biznesit, Kosova ka zënë vendin e 98-të, në krahasim me vendin e 117-të sa kishte vitin e kaluar.

Ndërkaq njëra nga sfidat që e ka përcjell Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, sipas Kusarit Lila janë vonesat në trajtimin e lëndëve të cilat inspektorët e tregut të ministrisë i dërgojnë në gjykata.

Ndërkaq, në planet e vitit 2013 MTI ka përfshirë përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, promovimin e investimeve, përmirësimi i politikave tregtare, përmirësimi i lëvizjes së lirë të mallrave, përmirësimi i mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorit.
XS
SM
MD
LG