Ndërlidhjet

Obama emëron Kerry-n për Sekretar shteti


John Kerry
John Kerry
Presidenti amerikan Barack Obama pritet të emërojë senatorin demokrat John Kerry në postin e Sekretarit të Shtetit.

Ky lajm është publikuar nga mediat amerikane të cilat citojnë zyrtarë të lartë të Adiministratës së Shteteve të Bashkuara, të cilët thonë se presidenti Obama do ta bëjë këtë emërim gjatë orëve të vona të së premtës.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga vet senatori Karry i cili do të trashëgojë pozitën e Hillary Clinton.

Emërimi i Kerry-it pritet të vijë vetëm pak ditë pasi ambasadorja amerikane Susan Rice tërhoqi emrin e saj nga shqyrtimi pas kritikave të ashpra nga republikanët të bëra në Kongres.

Analistët presin që emërimi i Kerry-t në këtë pozitë të miratohet nga kolegët e tij në Senat.

Kerry gjatë zgjedhjeve të vitit 2004, kishte kandiduar për president, mirëpo ishte mposhtur nga kundërshtari i tij republikan George W. Bush.

Ai ka qenë mbrojtës kryesor në Kongres për iniciativat e politikës së jashtme të Obamës.
XS
SM
MD
LG