Ndërlidhjet

Egjipt: Mbahet rundi i dytë i referendumit për Kushtetutë


Tym e flakë nga demonstratat në qytetin egjiptian Aleksandri
Tym e flakë nga demonstratat në qytetin egjiptian Aleksandri
Në Egjipt sot kanë filluar votimet në rundin e dytë të referendumit për Kushtetutën e re.

Kundërshtarët e teksit të ri të Kushtetutës thonë se ky dokument i favorizon partitë islamike dhe i injoron të drejtat e të krishterëve, të minoriteteve dhe të femrave.

Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, tha se miratimi i tekstit është esencial për Egjiptin, që të lëvizë përpara kah një sistem më demokratik.

Dje në qytetin Aleksandria, demonstratat e mbështetësve dhe kundërshtarëve të Kushtetutës së re u shndërruan në tubime të dhunshme, ku dy grupet e gjuanin me gurë njëri-tjetrin.

Policia ka ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit.

Rezultatet jozyrtare në mediat shtetërore tregojnë se 57% të atyre që morën pjesë në rundin e parë të referendumit, më 15 Dhjetor, votuan për Kushtetutën e re.
XS
SM
MD
LG