Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Turma e rrahu për vdekje një person


Pamje e kryeqytetit Islamabad

Pamje e kryeqytetit Islamabad

Policia e Pakistanit thotë se turma e njerëzve në qytetin jugor Dadu e ka rrahur për vdekje një person për dyshime se e ka djegur një kopje të Kuranit.

Një zëdhënës i policisë tha dje se afro 200 vetë depërtuan me dhunë në stacionin e policisë, ku mbahej i akuzuari, e nxorën atë jashtë stacionit, e rrahën për vdekje dhe e dogjën trupin e tij.

Afro 39 vetë janë arrestuar lidhur me këtë rast.

Imami lokal i ka thënë agjencisë Reuters se i vrari ishte një person i panjohur, që natën e kishte kaluar në xhaminë lokale.

Në mëngjes, pretendohet se atje ishin gjetur mbetjet e Kuranit të djegur.

Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, prej vitit 1990 në Pakistan, më se 50 vetë janë vrarë pasi janë akuzuar për blasfemi.

Incidentet e këtilla janë gjithnjë e më të shpeshta.
XS
SM
MD
LG