Ndërlidhjet

BE, Rusi: Kërkohen bisedime direkte izraelito-palestineze


Catherine Ashton dhe Sergei Lavrov
Catherine Ashton dhe Sergei Lavrov
Bashkimi Evropian dhe Rusia së bashku kanë kërkuar negociata direkte pa parakushte ndërmjet Izraelit dhe Autoritetit Palestinez.

Në kumtesën e përbashkët të ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, që është publikuar sot në faqen në Internet të Ministrisë së jashtme ruse, kërkohen “hapa të fuqishëm dhe konkretë në zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez”.

Poashtu, të dy palëve u bëhet thirrje për shmangie të çfarëdo aksioni që e shkatërron besimin në qëndrueshmërinë e zgjidhjes me dy shtete.

Sipas kumtesës, Moska dhe Brukseli “fuqishëm e kundërshtojnë” çfarëdo zgjerimi të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

Rusia dhe Bashkimi Evropian thonë se “nuk do ta njohin asnjë ndryshim të kufijve të para vitit 1967, përfshirë edhe atë për Jerusalemin”, derisa për ndryshime eventuale nuk janë pajtuar të dy palët në konflikt.
XS
SM
MD
LG