Ndërlidhjet

Sudan: Paqeruajtësi i OKB-së e vrau veten dhe tre të tjerë


Pjesëtarë të UNAMID-it në Darfur të Sudanit
Pjesëtarë të UNAMID-it në Darfur të Sudanit
Një paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara i ka vrarë tre kolegë të tij dhe vetveten në rajonin Darfur të Sudanit.

Forca Paqeruajtëse Ndërkombëtare, e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara (UNAMID), nëpërmjet një kumtese të mbrëmshme, tha se të shtënat kanë ndodhur në bazën e paqeruajtësve në Mukjar, në pjesën perëndimore të Darfurit, të enjten.

Zëdhënësja e UNAMID-it, Aicha Elbasri, tha se një ushtar, poashtu, ishte plagosur dhe se po zhvillohen hetime lidhur me këtë incident.

Kjo zëdhënëse tha se nuk ka njohuri për kombësinë e ushtarëve të vrarë.
XS
SM
MD
LG