Ndërlidhjet

Obama: Të shprehet falënderim për veteranët e luftës


Barack Obama duke folur për "tatëpjetën fiskale" para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë
Barack Obama duke folur për "tatëpjetën fiskale" para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kërkuar nga amerikanët që ta shprehin falënderimin e tyre për veteranët ushtarakë dhe familjet e tyre.

Mëtutje, në fjalimin e tij javor në radio, zoti Obama theksoi se gjithnjë e më tepër ushtarë po kthehen në shtëpi nga konflikti në Irak dhe Afganistan.

Familja Obama sot ka arritur në Havaji, për pushimet e fundvitit, në shtetin në të cilin presidenti Barack Obama, është rritur.

Ai theksoi se në Uashington do të kthehet “pas Krishtlindjeve” për t’i vazhduar bisedimet me republikanët në Kongres, për masat e mundshme për ta evituar të ashtuquajturën “tatëpjetë fiskale”, që është një kombinim i shkurtimeve të ashpra të shpenzimeve dhe rritjes së taksave, që automatikisht do të bëhen fuqiplote, nëse demokratët dhe republikanët nuk merren vesh për planin për reduktimin e deficitit federal të buxhetit.
XS
SM
MD
LG