Ndërlidhjet

NATO: Pajtueshmëri për vendosjen e sistemit Patriot


Pamje e baterisë së sistemit Patriot të Gjermanisë

Pamje e baterisë së sistemit Patriot të Gjermanisë

Turqia dhe aleatët e saj në NATO janë pajtuar për lokacionet e vendosjes së sistemit mbrojtjës kundërajror Patriot. Aleatët janë marrë vesh që ky sistem të vendoset përgjatë kufirit të Turqisë me Sirinë.

Nëpërmjet një kumtese, NATO-ja sot ka njoftuar se tri shtetet, që janë pajtuar të dërgojnë sisteme antiraktetore në Turqi: Holanda, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, këtë vendim e kanë bërë së bashku me Turqinë pas një vlerësimi ushtarak.

Vendosja e sistemit në tri pika është krejtësisht defansive dhe nuk është pjesë e ndonjë operacioni të zonës së ndalim fluturimit apo ndonjë operacioni sulmues, thekson NATO-ja.

Turqia ka kërkuar vendosjen e sistemit kundërajror të NATO-s, pasi disa herë ishte goditur nga raketat e Sirisë dhe fluturimet e aeroplanëve të saj luftarakë.

Tash sistemi do tu përgjigjet aksioneve të tilla të Sirisë, përgjatë kufirit.

Rusia dhe Irani e kanë kritikuar vendosjen e sistemit Patriot në kufirin e Turqisë duke e vlerësuar atë si provokim.
XS
SM
MD
LG