Ndërlidhjet

logo-print

Vatikan: Papa ia fali mëkatin ish shërbëtorit të tij


Paolo Gabriele

Paolo Gabriele

Papa Benedikti i 16-të ia ka falur mëkatin ish shërbëtorit të tij, Paolo Gabriele, i cili ishte i dënuar me 18 muaj burg, pasi e ka pranuar fajësinë për vjedhjen e dokumenteve sekrete të Papës dhe ua ka dhënë ato gazetarëve.

Sot në mëngjes, Papa e vizitoi Paolo Gabrielen në burg, ndërsa më vonë ai u lirua nga vuajtja e dënimit.

Një zëdhënës i Papës, tha se takimi ishte “i fuqishëm” nga aspekti emocional, pasi Gabriele ka punuar gjashtë vite për Papën.

Zotit Gabriele, 46 vjeçar, nuk do t’i lejohet të jetoj ose punoj në Vatikan, por megjithatë, zëdhënësi tha se Vatikani do t’i ndihmoj atij në fillimin e një jete të re.

Gabriele ka thënë se dokumentet ia kishte dhënë një gazetari, gjë që shkaktoi skandalin e njohur me emrin VatiLeaks, pasi ai nuk kishte besuar se Papa ishte plotësisht i informuar për keqbërjet e dyshuara në Vatikan.
XS
SM
MD
LG