Ndërlidhjet

Karzai: Të jashtmit - fajtorë për korrupsion në Afganistan


Hamid Karzai

Hamid Karzai

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, thotë se qeveritë e jashtme janë për tu fajësuar për korrupsionin e përhapur në Afganistan dhe se kjo po i shkatërron përpjekjet e tij për krijimin e sundimit të ligjit.

Në fjalimin e sotëm televiziv, Karzai tha se ryshfeti lokal mund të neglizhohet në krahasim me qindra miliona dollarë, që paguhen nga të jashtmin në marrëveshje të dyshimta.

Ai është shprehur se qeveria e tij ka bërë progres të konsiderueshëm në luftimin e korrupsionit.

Donatorët ndërkombëtarë kanë thënë se përpjekjet e tyre për stabilizimin e Afganistanit janë dëmtuar nga korrupsioni endemik dhe se qeveria Karazai nuk ka treguar gatishmëri për ndjekjen e rasteve të korrupsionit, ku involvohen aleatët politikë.
XS
SM
MD
LG