Ndërlidhjet

Indi: Policia përleshet me demonstruesit


Policia me topa uji përpiqet ti shpërndajë demonstruesit në Nju Delhi
Policia me topa uji përpiqet ti shpërndajë demonstruesit në Nju Delhi
Policia në Nju Delhi të Indisë ka përdorë shkopinj, topa uji dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë mijëra demonstrues, që kërkonin mbrojtje për femra, pas dhunimit të tmerrshëm të një studenteje, para një jave.

Gjatë protestës së sotme, protestuesit kanë brohoritu “varje për dhunuesit” dhe “ne dëshirojmë drejtësi”.

Policia tha se demonstrata doli jashtë kontrollit, kur pjesëmarrësit ishin përpjekur t’i kapërcejnë barrikadat policore për të marshuar në presidencë.

Raportohet se disa protestues kushin gjuajtur me gurë.

Rasti i dhunimit të studentes 23 vjeçare nga një bandë e përbërë prej gjashtë personave të dehur, ka shkaktuar tmerr në suaza kombëtare në Indi.

Vajza e dhunuar gjendet në gjendje serioze shëndetësore në një spital në Nju Delhi, ndërsa gjashtë të dyshuarit për dhunim janë arrestuar.
XS
SM
MD
LG