Ndërlidhjet

Daçiq: Nuk është e mundshme ndalja e dialogut me Prishtinën


Fotografi e përbashkët e Thaçit (majtas), zonjës Ashton dhe Daçiqit, më 4 Dhjetor në Bruksel

Fotografi e përbashkët e Thaçit (majtas), zonjës Ashton dhe Daçiqit, më 4 Dhjetor në Bruksel

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se pas Platformës për Kosovën, dokument ky i cili sipas tij nuk është përfundimtar, do të vazhdojnë bisedimet me Prishtinën, në të cilat pala beogradase do të zhvilloj negociata sipas parimeve të paraqitura në platformë.

I pyetur ta komentoj fillimin e tekstit të platformës ku theksohet se dialogu teknik me Kosovën duhet ndërprerë, zoti Daçiq ka thënë se “nuk beson se kjo është e mundshme” dhe ka paralajmëruar se ajo pjesë e tekstit do të ndryshoj.

Mëtutje, ai sot u tha gazetarëve në Beograd se në raportet e tij me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq, për çështjen e Kosovës, nuk ekzistojnë probleme dhe se platforma është dokument i qeverisë dhe i presidentit të shtetit.

Daçiq i ka mohuar shkrimet në disa media se ka pasur konflikt verbal me zotin Nikoliq, për shkak të platformës dhe ka përkujtuar se presidenti ka kërkuar nga ai që t’i filloj bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG