Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës – së paku 7 të vrarë


Policia në vendin e një sulmi të mëhershëm vetëvrasës në Pakistan

Policia në vendin e një sulmi të mëhershëm vetëvrasës në Pakistan

Së paku shtatë vetë janë vrarë, përfshirë edhe një zyrtar të lartë provincial, nga sulmi vetëvrasës kundër një tubimi politik në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Policia tha ssot se sulmuesi vetëvrasës e kishte aktivizuar eksplozivin në trupin e tij në mbledhjen e Partisë Kombëtare Awami, që e ka pushtetin në Provincën Khyber Pakhtunkhwa.

Në mesin e të vrarëve është edhe ministri në qeverinë provinciale, Bashir Bilour.

Disa të tjerë janë plagosur nga ky sulm vetëvrasës.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, dhe kryeministri, Raja Pervez Ashraf, e kanë dënuar këtë sulm.
XS
SM
MD
LG