Ndërlidhjet

Itali: Presidenti e ka shpërndarë Parlamentin


Presidenti i Italisë Giorgio Napolitano
Presidenti i Italisë Giorgio Napolitano
Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, sot e ka shpërndarë parlamentin e këtij vendi, pas dorëheqjes së kryeministrit Mario Monti.

Zyra e presidentit ka njoftuar se shpërndarja është bërë pas konsultimeve me liderët politikë.

Kryeministri Monti dha dorëheqje të premten, vetëm pak muaj para se të përfundonte mandati i tij, për shkak se qeveria e tij e humbi mbështetjen e Partisë së Lirisë, që udhëhiqet nga ish kryeministri Silvio
Berlusconi.

Pritet që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen më 24 shkurt, por vendimi përfundimtar i mbetet kabinetit të Montit, që i ka mbetur roli i një qeverie teknike deri në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG