Ndërlidhjet

Egjipt: VM thotë se është miratuar Kushtetuta e Re


Njerëzit presin për të votuar në referendum në qytetin Giza afër kryeqytetit Kajro

Njerëzit presin për të votuar në referendum në qytetin Giza afër kryeqytetit Kajro

Partia Vëllazëria Myslimane (VM) në Egjipt i ka publikuar rezultatet preliminare të cilat tregojnë se në rundin e dytë të referendumit, që u mbajt dje, është miratuar Kushtetua e Re e këtij vendi.

Vëllazëria Myslimane thotë se më se 70% të votuesve në rundin e dytë ishin në favor të Kushtetutës së Re.

Liderë nga Fronti për Shpëtim Kombëtar në opozitë kanë pranuar se, me gjasë, Kushtetua është miratuar në referendum.

Në rundin e parë, më 15 Dhjetor, në favor të Kushtetutës së Re votuan afro 57%.

Rezultatet zyrtare priten të shpallen pas disa ditëve.

Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, tha se miratimi i Kushtetutës është esencial për tranzicionin e këtij vendi kah demokracia, por disa nga kundërshtarët e Morsit theksojnë se ky dokument nuk parasheh të drejta përkatëse për femra dhe minoritete.
XS
SM
MD
LG