Ndërlidhjet

Pakistan: Numri i të vrarëve arriti në nëntë


Një fotograf i forcave të sigurisë e fotografon vendin e sulmit vetëvrasës me bombë në Khyber Pakhtunkhwa
Një fotograf i forcave të sigurisë e fotografon vendin e sulmit vetëvrasës me bombë në Khyber Pakhtunkhwa
Numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës me bombë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, ka arritur në nëntë, përfshirë edhe një zyrtar të lartë provincial.

Sulmuesi e ka aktivizuar eksplozivin në trupin e tij, derisa po përfundonte tubimi i Partisë Kombëtare Awami, që është në qeveri në provincën Khyber Pakhtunkhwa.

Në shënjestër qartas ishte ministri i lartë në qeverinë provinciale, Bashir Bilour, i cili ishte plagosur për vdekje gjatë këtij sulmi vetëvrasës.

Zyrtarët kanë thënë se 17 persona të tjerë janë plagosur, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje kritike shëndetësore.

Talibanët pakistanezë e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Një zëdhënës lokal taliban tha se ky grup militant e ka krijuar një ekip special të sulmuesve vetëvrasës me bombë për t’i marrë në shënjestër personalitetet “sekulare dhe anti-islamike”, përfshirë edhe politikanët.
XS
SM
MD
LG