Ndërlidhjet

Tërnava përgëzon Ipeshkvin Dodë Gjergji për Krishtlindje


Naim Tërnava me kryeministrin e Turqisë Erdogan (në mes) dhe kryeministrin e Kosovës Thaçi

Naim Tërnava me kryeministrin e Turqisë Erdogan (në mes) dhe kryeministrin e Kosovës Thaçi

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, për Krishtlindje.

Në telegramin e Muftiut Tërnava thuhet se Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, me rastin e festës së Kërshëndellave, përgëzon Ipeshkvin Gjergji dhe gjithë meshtarët katolikë në Kosovë, si dhe besimtarët e krishterë.

“Kërshëndellat në vete simbolizojnë lindjen, jetën, mbarësinë dhe mesazhin për një shoqëri të ndershme e të moralshme, parime këto humane për të cilat njerëzimi ka nevojë gjithherë”, thuhet në telegramin e Tërnavës.

“Zotni Ipeshkvë, festat fetare tek populli ynë gjithherë kanë qenë ngjarje që na kanë bashkuar duke reflektuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin, tolerancën e ndërgjegjësimin, dhe jam i bindur se kështu do të jetë gjithmonë”, vijon telegrami.

Si zakonisht, përveç urimeve, nuk kanë munguar as mesazhet politike.

“Këtë vit festat tona marrin kuptim dhe vlerë edhe më të madhe, për faktin se gjendemi në vitin jubilar të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë e mëvetësisë së shqiptarëve, për çka falënderojmë Zotin që na bëri të jemi prej kësaj gjenerate me fat që përjetuam këtë përvjetor të rëndësishëm për popullin tonë”, thuhet, pos tjerash, në telegramin e zotit Tërnava drejtuar Dodë Gjergjit.
XS
SM
MD
LG