Ndërlidhjet

Egjipt: Opozita ankohet kundër “mashtrimit” në referendum


Pamje e fletëvotimeve nga rundi i dytë i referendumit për Kushtetutën e Re në Egjipt

Pamje e fletëvotimeve nga rundi i dytë i referendumit për Kushtetutën e Re në Egjipt

Opozita sekulare në Egjipt pretendon se ka pasur mashtrime në referendum, por islamistët thonë se në këtë votim është miratuar Kushtetua e Re.

Fronti Kombëtar për Shpëtim në opozitë sot ka paralajmëruar ankesë ndaj rezultateve të referendumit prej dy rundeve, për shkak të “mashtrimit dhe shhkeljeve” në llogaritjen e rezultateve.

Rundi i dytë i referendumit u mbajt dje, ndërsa pjesëtari i Frontit Kombëtar për Shpëtim, Amr Hamzawy, u tha gazetarëve se kjo parti “kërkon që komisioni zgjedhor t’i hetoj parregullsitë para se të shpallen rezultatet zyrtare”.

Gjermania është vendi i parë perëndimor, që i ka mbështetur kërkesat për hetime lidhur me rezultatet e referendumit.

Nga ana tjetër, agjencia shtetërore e lajmeve e Egjiptit, al-Ahram, ka raportuar për “fitore të zëshme”, duke i paraqitur rezultatet preliminare, sipas të cilave, Kushtetua e Re është miratuar nga 64% e atyre që dolën në referendum.

Pritet që Komisioni Zgjedhor i Egjiptit do t’i shpallë rezultatet zyrtare më 24 Dhjetor.
XS
SM
MD
LG