Ndërlidhjet

Lindja e Mesme: Brahimi arriti në Damask


Lakhdar Brahimi
Lakhdar Brahimi
I dërguari ndërkombëtar për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi, ka arritur në kryeqytetin e Sirisë, Damask, për bisedime me zyrtarët më të lartë të këtij vendi, përfshirë presidentin Bashar al-Assad.

Autoritetet në Liban, sot më herët gjatë ditës, kanë thënë se Brahimi kishte arritur me aeroplan në Bejrut, e për në Siri ka udhëtuar nëpërmjet rrugës tokësore.

Në udhëtimet e mëhershme ai ka flutuar direkt në Damask, por kësaj radhe, për shkak të luftimeve të ashpra afër aeroportit të Damaskut, ai ishte i detyruar që të mos udhëtoj me aeroplan.

Gjatë qëndrimit në Bejrut, Lakhdar Brahimi nuk ka dhënë deklarata për gazetarë.

Herën e fundit në Damask ai ishte më 19 tetor.
XS
SM
MD
LG